REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

PROJEKT

LIGJ

Nr. _______/2013

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995 

“KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me 

propozimin e Këshillit të Ministrave, 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të 

ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas pikës 10, të paragrafit të parë të nenit 30, shtohet pika 11 me përmbajtje si më 

poshtë vijon:

“11. Detyrimi për t’iu nënshtruar masave mjekësore.

Neni 2

Paragrafi i parë i nenit 32, ndryshohet si më poshtë vijon:

“Dënimi me burgim për krimet jepet për një kohë nga pesë ditë deri në 

tridhjetë vjet. Në rast se kryerja e veprës penale është bërë në kushtet e ekzistencës DRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 2 | P a g e

të jo më pak se dy rrethanave rënduese, sipas nenit 50 të këtij Kodi, maksimumit të 

dënimit me burgim i shtohen edhe dhjetë vite.”.

Neni 3

Paragrafi i dytë i nenit 39, ndryshohet si më poshtë vijon:

“Heqja e së drejtës së ushtrimit të një veprimtarie ose të një mjeshtërie jepet 

për një kohë nga një muaj deri në pesë vjet dhe është rrjedhojë e çdo dënimi për 

vepra penale që kryhet duke i shpërdoruar ato, ose kur vlerësohet se do të ketë 

efekt parandalues dhe përputhet me natyrën e veprës penale të kryer.”

Neni 4

Paragrafi i parë i nenit 46, ndryshohet si më poshtë vijon:

“Masat mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të 

papërgjegjshëm që kanë kryer një vepër penale, ose si dënim plotësues ndaj 

personave që kanë kryer veprën penale në gjendje të dehur apo nën efektin e 

lëndëve narkotike. Masat edukuese mund të jepen ndaj të miturve që përjashtohen 

nga dënimi ose që për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale.”

Neni 5

Në nenin 48, shtohen dy paragrafë me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Rrethana lehtësuese e parashikuar në shkronjën “a”, të paragrafit të parë të 

këtij neni, nuk lehtëson dënimin kur vepra penale është kryer në rrethanat e 

parashikuara në shkronjën “j”, të nenit 50 të këtij Kodi.

Rrethana lehtësuese e parashikuar në shkronjën “e”, të paragrafit të parë të 

këtij neni, nuk lehtëson dënimin e një personi që ka kryer një vepër penale ndaj 

fëmijëve apo një vepër penale të dhunës në familje.”.

Neni 6

Në nenin 50 bëhen këto ndryshime:

a) Pas shkronjës “ç”, shtohet shkronja “ç/1”, me përmbajtje si më poshtë 

vijon:

“ç/1) kryerja e veprës penale pas vendosjes së personit nën mbikëqyrje 

elektronike;”.DRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 3 | P a g e

b) Pas shkronjës “e”, shtohet shkronja “e/1”, me përmbajtje si më poshtë 

vijon:

“e/1) kryerja e një krimi gjatë ose pas dhënies së urdhrave gjyqësor të mbrojtjes 

nga dhuna në familje;”.

c) Shkronja “g” ndryshohet si më poshtë vijon:

“g) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet familjare, të 

bashkëjetesës, të miqësisë, të mikpritjes;”.

ç) Shkronja “j” ndryshohet si më poshtë vijon:

“j) kryerja e veprës e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, 

ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, 

fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, përkatësinë 

prindërore, përgjegjësinë prindërore, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen 

civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e 

kufizuar, ose përkatësinë në një grup të veçantë.”.

Neni 7

Pas nenit 52 shtohet nenet 52/a dhe 52/b me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Neni 52/a

Përjashtimi nga vuajtja e dënimit

Personi, që ka premtuar ose ka dhënë shpërblim ose përfitime të tjera, sipas 

neneve 164/1, 244, 245, 312, 319 dhe 328 të këtij Kodi, mund të përfitojë 

përjashtim nga vuajtja e dënimi ose ulje të tij, sipas rregullave të parashikuara në 

nenin 28 të këtij Kodi, nëse bën kallëzim dhe jep ndihmesë në procedimin penal të 

këtyre veprave. 

Në dhënien e vendimit, gjykata mban parasysh edhe kohën kur është bërë 

kallëzimi, ardhjen ose jo të pasojave të veprës.

Neni 52/b

Përjashtimi nga dënimi

Personi i dëmtuar nga veprat penale që lidhen me trafikimin e personit, 

mund të përfitojnë përjashtimin nga dënimi, për kryerjen e veprave penale gjatë 

periudhës së trafikimit dhe në masën që ka qenë i detyruar t’i kryejë ato veprime 

apo mosveprime të kundërligjshme.”.

Neni 8DRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 4 | P a g e

Në nenin 53, pas fjalëve “rrethanave lehtësuese” shtohen fjalët “dhe nuk është e 

pranishme asnjë rrethanë rënduese”.

Neni 9

Pas nenit 53 shtohet neni 53/a me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Neni 53/a

Ndihma në zbulimin e krimeve

Personi i arrestuar ose i dënuar për njërën nga veprat penale që kanë lidhje 

me trafikun e narkotikëve, armëve apo municioneve, trafikimin e personave ose 

për vepra penale të kryera nga organizata kriminale, që bashkëpunon dhe ndihmon 

organet e ndjekjes penale në luftën kundër tyre ose, sipas rastit, në zbulimin e 

personave të tjerë që kryejnë krime të tilla, nuk mund të dënohet më tepër se 

gjysma e dënimit të parashikuar për veprën e kryer prej tij. Në raste të veçanta, kur 

konkurrojnë edhe rrethana lehtësuese në favor të tij, ky person mund të 

përjashtohet nga dënimi.”.

Neni 10

Pas paragrafit të parë, të nenit 59/a, shtohet një paragraf me përmbajtje si më 

poshtë vijon:

“Gjykata, në rrethanat e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b”, të paragrafit 

të parë të këtij neni, nuk mund të vendos vuajtjen e dënimit të dhënë me qëndrim 

në shtëpi, të dënuarve që kanë kryer një vepër penale ndaj bashkëshortit, 

bashkëjetuesit apo fëmijës së tij.”

Neni 11

Paragrafi i tretë i nenit 64 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera 

me dashje, ose kur vendoset nga gjykata në vendimin e caktimit të dënimit. 

Gjykata mund të parashikojë në vendimin e caktimit të dënimit përjashtimin e të 

dënuarit nga e drejta e lirimit me kusht, nëse kjo masë përputhet me natyrën e 

veprës penale, për një krim që dënohet në maksimum me më shumë se njëzet vjet 

burgim, dhe kur ajo është kryer në kushtet e ekzistencës të jo më pak se dy 

rrethanave rënduese, sipas nenit 50 të këtij Kodi.”.DRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 5 | P a g e

Neni 12

Në nenin 74, shtohet një paragraf me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Zhdukja me forcë e një grupi të popullsisë civile ose në mënyrë sistematike, 

përbën vepër penale dhe dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim 

të përjetshëm.”.

Neni 13

Pas nenit 79, shtohen nenet 79/a, 79/b, 79/c dhe 79/ç, me përmbajtje si më poshtë 

vijon:

“Neni 79/a

Vrasja e funksionarëve publik

Vrasja me dashje e deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ushtarakut, apo e 

funksionarëve të tjerë publik, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e 

viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e 

tetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Po kjo vepër kur është kryer në kushtet e ekzistencës të jo më pak se dy 

rrethanave rënduese, sipas nenit 50 të këtij Kodi, dënohet me burgim jo më pak se 

tridhjetë e tetë vjet ose me burgim të përjetshëm.”.

Neni 79/b

Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit

Vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për 

shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me 

burgim jo më pak se njëzet e tetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Po kjo vepër kur është kryer në kushtet e ekzistencës të jo më pak se dy 

rrethanave rënduese, sipas nenit 50 të këtij Kodi, dënohet me burgim jo më pak se 

tridhjetë e tetë vjet ose me burgim të përjetshëm.”.

Neni 79/c

Vrasja për hakmarrje ose për gjakmarrje

Vrasje me dashje për hakmarrje ose për gjakmarrje , dënohet me burgim jo 

më pak se njëzet e tetë vjet ose me burgim të përjetshëm.DRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 6 | P a g e

Po kjo vepër kur është kryer në kushtet e ekzistencës të jo më pak se dy 

rrethanave rënduese, sipas nenit 50 të këtij Kodi, dënohet me burgim jo më pak se 

tridhjetë e tetë vjet ose me burgim të përjetshëm.”.

Neni 79/ç

Vrasja në familje

Vrasja me dashje e personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, 

bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e 

veprës penale, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e tetë vjet ose me burgim të 

përjetshëm.

Po kjo vepër kur është kryer në kushtet e ekzistencës të jo më pak se dy 

rrethanave rënduese, sipas nenit 50 të këtij Kodi, dënohet me burgim jo më pak se 

tridhjetë e tetë vjet ose me burgim të përjetshëm.”.

Neni 14

Paragrafi i dytë i nenit 88, ndryshohet si më poshtë vijon:

“Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave, kundër personit që 

është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt 

ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, ose kur ka sjellë si pasojë vdekjen, 

dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 15

Në nenin 99, pas fjalëve “çfarëdolloj varësie tjetër” shtohen fjalët “apo nga personi 

me të cilin ka marrëdhënie familjare ose bashkëjetese”.

Neni 16

Pas paragrafit të parë të nenit 102, shtohet një paragraf me përmbajtje si më poshtë 

vijon:

“Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë midis bashkëshortëve apo 

bashkëjetuesve, pa pëlqimin e njërit prej tyre, përbën kundërvajtje penale dhe 

dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.”

Neni 17DRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 7 | P a g e

Në nenin 108, pas paragrafit të parë shtohet paragrafi i dytë me këtë përmbajtje:

“Po kjo vepër, kur kryhet ndaj një të mituri që nuk ka arritur moshën 

katërmbëdhjetë vjeç, me të cilin autori ka marrëdhënie familjare, dënohet me 

burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”. 

Neni 18

Pas nenit 109/b, shtohet neni 109/c, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Neni 109/c

Zhdukja me forcë

Zhdukja me forcë, nëpërmjet arrestimit, burgimit, rrëmbimit ose çdo forme 

tjetër heqjeje lirie të personit, nga funksionarët publik apo nga persona që veprojnë 

me autorizimin, mbështetjen ose miratimin e tyre, shoqëruar me mos pranimin e 

heqjes së lirisë apo me fshehjen e fatit të personit ose vendit në të cilin ndodhet ai, 

duke i mohuar ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme sipas ligjit, përbën vepër 

penale dhe dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Eprori që: 

i) kishte dijeni që vartës të vendosur nën autoritetin dhe kontrollin e tij efektiv po 

kryenin ose do të kryenin zhdukje me forcë, ose nuk merr parasysh të dhëna dhe 

informacione që e tregonin qartë këtë fakt; 

ii) ushtronte përgjegjësinë dhe kontrollin e tij efektiv mbi veprimtaritë me të cilat 

ishte lidhur zhdukja me forcë; apo

iii) nuk ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe të arsyeshme që ishin në 

kompetencën e tij për të penguar ose ndëshkuar autorizimin, mbështetjen dhe 

miratimin e zhdukjes me forcë, ose për t\\\'ia dërguar çështjen organeve kompetente 

të ndjekjes penale; dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Kur kjo vepër kryhet kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që për 

shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen, apo shoqërohet me vuajtje të rënda 

fizike, kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave ose më shumë se një herë, 

dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

Kur kjo vepër ka sjellë si pasojë vdekjen e personit, dënohet me burgim jo 

më pak se njëzet e tetë vjet ose me burgim të përjetshëm. 

Marrja e paligjshme e fëmijëve që janë subjekt i një zhdukjeje me forcë, ose 

e fëmijëve, babai, nëna ose përfaqësuesi ligjor i të cilëve është bërë subjekt i një 

zhdukjeje me forcë, apo e fëmijëve të lindur gjatë periudhës së zhdukjes me forcë, 

përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”.DRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 8 | P a g e

Neni 19

Në nenin 110/a bëhen këto ndryshime:

a) Titulli i nenit ndryshohet si më poshtë vijon:

“Trafikimi i personave mbi 18 vjeç”

b) Në paragrafin e parë shprehja “dënohen me burgim nga pesë deri në 

pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë” 

zëvendësohet me shprehjen “dënohen me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë 

vjet”.

c) Pas paragrafit të parë, shtohet një paragraf me përmbajtje si më poshtë 

vijon:

“Kur kjo vepër kryhet ndaj një personi mbi 18 vjeç që është i gjinisë femërore, 

dënohen me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet”.

ç) Pas paragrafit të dytë, shtohet një paragraf me përmbajtje si më poshtë 

vijon:

“Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar, apo i 

shërbimeve që janë objekt i shfrytëzimit nga trafikimi, duke pasur dijeni që personi 

është viktimë e trafikimit, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.”.

d) Paragrafi i tretë ndryshohet si më poshtë vijon:

“Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, shoqërohet me 

keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike ndaj të dëmtuarit, për të kryer 

veprime të ndryshme, sjell pasoja të rënda për shëndetin, ose me dashje apo nga 

pakujdesia ka rrezikuar jetën e tij, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë 

vjet.”.

Neni 20

Pas nenit 110/a, shtohet neni 110/b me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Neni 110/b

Veprimet që lehtësojnë trafikimin

Falsifikimi, zotërimi ose sigurimi i letërnjoftimeve, i pasaportave, i vizave 

ose i dokumenteve të tjera të udhëtimit, apo mbajtja, heqja, fshehja, dëmtimi ose 

shkatërrimi i tyre, me qëllim mundësimin e trafikimit të personave mbi 18 vjeç, 

përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga dy deri në pesë vite.

Po kjo vepër, kur kryhet me qëllim mundësimin e trafikimit të fëmijës, ose 

në bashkëpunim, më shumë se një herë, apo është kryer nga personi që ka për DRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 9 | P a g e

detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën, vizën apo dokumentin e udhëtimit, 

dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet.

Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se 

pesë vjet.”.

Neni 21

Neni 117 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni 117

Pornografia 

Prodhimi, shpërndarja, reklamimi, eksportimi, importimi, shitja e botimi i 

materialeve pornografike në ambientet ku ka fëmijë, përbëjnë kundërvajtje penale 

dhe dënohen me burgim deri në dy vjet.

Prodhimi, ofrimi, vënia në dispozicion, shpërndarja, transmetimi, përdorimi 

ose posedimi i pornografisë së fëmijëve, si dhe krijimi i aksesit në mënyrë të 

vetëdijshme në të, me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga tre deri në 

dhjetë vjet.

Shfrytëzimi, rekrutimi, shtrëngimi, ose bindja e një fëmije, për të marrë 

pjesë në shfaqje pornografike, si dhe marrja pjesë në shfaqje të tilla që përfshijnë 

pjesëmarrjen e fëmijëve, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”.

Neni 22

Paragrafi i dytë i nenit 124/b ndryshohet si më poshtë vijon:

“Detyrimi i të miturit për të punuar, për të siguruar të ardhura, për të lypur 

apo për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe/ose fizik, apo 

arsimimin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.”.

Pas paragrafit të dytë, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Ushtrimi i dhunës në familje, sipas nenit 130/a të këtij Kodi, në praninë e të 

miturve, dënohet me burgim deri në dy vjet.”.

Neni 23

Në nenin 128/b bëhen këto ndryshime:DRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 10 | P a g e

a) Në paragrafin e parë shprehja “dënohen me burgim nga shtatë deri në 

pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga katër milionë deri në gjashtë milionë lekë” 

zëvendësohet me shprehjen “dënohen me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet”.

b) Pas paragrafit të dytë, shtohet një paragraf me përmbajtje si më poshtë 

vijon:

“Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga fëmijët e trafikuar, apo i 

shërbimeve që janë objekt i shfrytëzimit nga trafikimi, duke patur dijeni që fëmija 

është viktimë e trafikimit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”.

Neni 24

Pas nenit 137, shtohet neni 137/1 me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Neni 137/1

Vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike

Vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike dënohet me burgim deri në 

pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë 

pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”.

Neni 25

Pas nenit 144, shtohet neni 144/a, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Neni 144/a

Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar

Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese, me qëllim 

fitimin material për vete apo për të tjerët, nëpërmjet mospagimit, apo përfitimit të 

kreditimit ose rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, dënohet me burgim nga 

katër deri në tetë vjet.”

Neni 26

Neni 147 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni 147

Shkelja e të drejtave morale të autoritDRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 11 | P a g e

Shkelja e të drejtave morale të autorit, nëpërmjet vendosjes së autorësisë mbi 

veprën e një tjetri, ose duke e paraqitur atë në publik me një emër të ndryshëm nga 

ai i autorit të veprës, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim 

nga gjashtë muaj deri në tre vjet.”.

Neni 27

Neni 148 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni 148

Shkelja e të drejtës së vazhdimësisë

Shkelja e të drejtës së vazhdimësisë së autorit mbi një vepër arti të shitur, 

sipas legjislacionit në fuqi për të drejtën e autorit, përbën kundërvajtje penale dhe 

dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.”.

Neni 28

Neni 149 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni 149

Shkelja e të drejtës për shpërblim në rastin e riprodhimit të kopjes private

Shkelja e të drejtës për shpërblim të drejtë, sipas legjislacionit në fuqi për të 

drejtën e autorit, në rastin e riprodhimit të kopjes private, nga importuesi, 

prodhuesi apo shpërndarësi i pajisjeve dhe mjeteve që shërbejnë për riprodhimin e 

kopjes private të veprës së autorit apo objekteve të të drejtave të lidhura me të, 

përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.”

Neni 29

Pas nenit 149, shtohet neni 149/a me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Neni 149/a

Shkelja e të drejtave të autorit ose të drejtave të lidhura me të

Riprodhimi, mbajtja, shpërndarja, shitja, qiradhënia, huadhënia, përkthimi, 

përshtatja apo importimi, i kopjeve të veprës apo objekteve të mbrojtura nga e 

drejta e autorit ose të drejtat e lidhura me të, me çdo mjet apo formë, pa DRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 12 | P a g e

autorizimin të autorit, sipas legjislacionit në fuqi për të drejtën e autorit, përbën 

kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim nga tre muaj deri dy vjet.

Shfaqja apo komunikimi në publik, transmetimi, apo ritransmetimi, i veprës 

apo objekteve të mbrojtura nga e drejta e autorit ose të drejtat e lidhura me të, me 

çdo mjet apo formë, pa autorizimin të autorit, sipas legjislacionit në fuqi për të 

drejtën e autorit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim 

nga tre muaj deri dy vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në tejkalim të rasteve të lejuara nga legjislacioni në 

fuqi edhe pa autorizim të autorit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë 

ose me burgim deri në një vit.

Po kjo vepër, kur kryhet me qëllim, të drejtpërdrejt apo të tërthortë, përfitimi

ekonomik, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.

Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda për autorin, që lidhen me numrin e 

madh të kopjeve, përfitimet e mëdha ekonomike, apo shkallën e shpërndarjes, 

dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.”.

Neni 30

Pas nenit 149/b, shtohen nenet 149/c dhe 149/ç, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Neni 149/c

Shkelja e masave teknologjike efektive

Shkelja e masave teknologjike efektive, nëpërmjet prodhimit, importimit, 

mbajtjes, shpërndarjes, shitjes, qiradhënies apo reklamimit për shitje, të mjeteve, 

pajisjeve ose pjesëve të tyre, që shërbejnë, lehtësojnë apo nxisin, shmangien e 

masave teknologjike efektive, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një 

deri në pesë vjet.

Neni 149/ç

Cenimi i informacionit mbi të drejtat mbi veprën

Cenimi i informacionit elektronik të administrimit të të drejtave mbi veprën, 

me çdo mjet dhe formë, nëpërmjet heqjes ose ndryshimit të tij, apo shpërndarjes, 

transmetimit, shfaqjes ose komunikimit në publik të veprës që i është hequr ose 

ndryshuar, pa autorizim, informacioni, përbën vepër penale dhe dënohet me 

burgim nga një deri në pesë vjet.

Shfaqja apo komunikimi në publik, transmetimi, apo ritransmetimi, në 

mënyrë ndërvepruese dhe pa autorizim, me çdo mjet dhe formë, të programeve ose DRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 13 | P a g e

shërbimeve të enkriptuara ose koduara, përbën vepër penale dhe dënohet me 

burgim nga një deri në pesë vjet.”.

Neni 31

Neni 180 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni 180

Fshehja e të ardhurave

“Fshehja apo shmangia nga pagimi, e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mos 

dorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme sipas 

legjislacionit në fuqi, dorëzimit të dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose 

informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, 

përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, 

përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një 

detyrim tatimor me vlerë më të lartë se pesë milion lekë, dënohet me burgim nga 

dy deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një 

detyrim tatimor me vlerë më të lartë se tetë milion lekë, dënohet me burgim nga 

katër deri në tetë vjet.”

Neni 32

Pas nenit 182, shtohet neni 182/a, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Neni 182/a

Prishja e shenjave të bllokimit apo pezullimit të veprimtarisë tregtare

Prishja me dashje e shenjave dalluese të vendosura nga administrata tatimore

për bllokimin apo pezullimin e veprimtarisë tregtare, apo ushtrimi i veprimtarisë 

tregtare pas njoftimit të vendimit të administratës tatimore për bllokimin apo 

pezullimin e saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim 

deri në një vit.”.

Neni 33

Në nenin 206/a bëhen këto ndryshime:DRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 14 | P a g e

a) Në paragrafin e parë shprehja “nga tre deri në pesë vjet dhe me gjobë nga 

500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë”, zëvendësohet 

me shprehjen “nga pesë deri në dhjetë vjet”.

b) Në paragrafin e dytë shprehja “nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë 

nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë”, 

zëvendësohet me shprehjen “nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet”.

c) Në paragrafin e tretë shprehja “nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe 

me gjobë nga 1 000 000 (një milion) lekë deri në 2 000 000 (dy milion) lekë”, 

zëvendësohet me shprehjen “jo më pak se njëzet vjet”.

Neni 34

Në nenin 206/b bëhen këto ndryshime:

a) Në paragrafin e parë shprehja “nga një deri në tre vjet” zëvendësohet me 

shprehjen “nga dy deri në pesë vjet”.

b) Në paragrafin e dytë shprehja “nga dy deri në pesë vjet” zëvendësohet me 

shprehjen “nga tre deri në tetë vjet”.

Neni 35

Neni 278 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Prodhimi i armëve dhe i municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave 

apo minave, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga 

pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Mbajtja e armëve, municionit luftarak, i bombave apo minave, ose lëndëve 

plasëse në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim 

nga tre deri në tetë vjet.

Mbajtja e armëve, municionit luftarak, i bombave apo minave, ose lëndëve 

plasëse në automjete apo çdo mjet tjetër të motorizuar, në ambiente publike ose në 

ambiente të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, 

dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet.”.

Neni 36

Neni 279 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni 279

Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohtaDRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 15 | P a g e

Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja në banesë, e armëve të ftohta si shpatat, 

bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për 

sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa leje të organeve kompetente, 

dënohen me burgim jo më pak se dy vjet.

Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja në automjete apo çdo mjet tjetër të 

motorizuar, në ambiente publike ose në ambiente të hapura për publikun, e armëve 

të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara 

posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa leje të organeve 

kompetente, dënohen me burgim jo më pak se pesë vjet.”.

Neni 37

Neni 290 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni 290

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e lehtë 

të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. 

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen ose 

plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. 

Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa 

personave, dënohet me burgim jo më pak se tetë vjet.”

Neni 38

Neni 291 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni 291

Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt

Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të 

dehur, nën efektin e lëndëve narkotike, apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, 

dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”.

Neni 39

Neni 297 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni 297DRAFT I PAKETES SE NDRYSHIMEVE NE KODIN PENAL 16 | P a g e

Kalimi i paligjshëm i kufijve shtetëror

Kalimi i paligjshëm i kufijve shtetërorë përbën vepër penale dhe dënohet me 

gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”.

Neni 40

Shfuqizime

1. Shkronja “c” e nenit 79, neni 114/ b, 245/2 dhe 284/b, shfuqizohen.

2. Në nenet 78, 83/a, 83/b, 109, 109/b, 110/a, 124/a, 128/b, 135, 143/b, 164/a, 

164/b, 186, 189, 197/a, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ ç, 230/d, 244, 244/a, 245, 245/1, 

248, 248/a, 259, 259/a, 260, 287, 287/a, 287/b, 298, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 

319/ ç, 319/d, 319/dh, 319/e, 326, 326/a dhe 331, pjesa që parashikon edhe 

dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet.

Neni 41

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)

Designed by Oxygen Studio