Të drejtat e qytetarit në raport me Noterin

Qytetari ka të drejtë që t’i kërkojë Noterit:

Të kërkojnë nga Noteri  që të pranojë kërkesën e palëve për të hartuar një akt apo për të kryer një veprim noterial. Noteri nuk mund të refuzojë shërbimet e tij përveç rasteve të parashikuara shprehimisht me ligj (për shembull, një akt i paligjshëm);

Të kërkojnë nga Noteri  që të garantojë autonominë e palëve pjesëmarrëse ne akt, pavarësinë dhe paanshmërinë absolute të tij. Në asnjë rast Noteri nuk mund të veprojë në interesin e vetëm njërës prej palëve - madje edhe kur zgjidhet prej njërit prej tyre, në rast se palët nuk vendosin vetë ndryshe brënda kufijve të ligjit - por duhet të evidentojë të gjitha pabarazitë ligjore kontraktuale;

Të kërkojnë nga Noteri  që të verifikojë vullnetin dhe identitetin e personave të përfshirë në një akt apo veprim noterial dhe aftësinë e tyre për ta kryer atë;

Të kërkojnë nga Noteri të informojë palët sipas një vlerësimi të përafërt dhe, pas marrjes së dokumentacionit të nevojshëm, me një vlerësim të hollësishëm mbi  transaksionin e kerkuar duke specifikuar në zëra të veçantë të gjitha pasojat juridike dhe efektet që krijon akti i kërkuar. Ti informojë palët në lidhje taksat, tarifat, tatimet dhe TVSH. Është mirë të mbahet parasysh se, si për çdo shërbim tjetër profesional, ajo e kostos nuk është kriteri i vetëm për udhëheqjen e zgjedhjes.

Të kërkojnë nga Noteri të njihen me çdo të drejtë apo detyrim që i drejtohet paleve për shkak të veprimit që kërkohet të kryhet prej tyre;

Të kërkojnë nga Noteri të njihen me çdo të drejtë apo detyrim që i drejtohet pasurise apo të drejtës objekt i aktit/transaksionit;

Të kërkojnë nga Noteri te verifikohet orgjina e pasurisë objekt transaksioni, sidomos ne rastin e pasurive të paluajtshme;

Të kërkojnë nga Noteri të njihen me tarifat e shërbimit të kërkuar dhe me të gjitha ndryshimet apo shfuqizimet të trifave;

Të kërkojnë nga Noteri të verifikojë ekzistencën e kërkesave apo mundësinë për çdo përfitim të ligjshëm tatimor, duke propozuar zgjidhje të ligjshme alternative;

Të kryejë kontrolle në Regjistrat Publik;

Të verifikojë, për aq sa është kompetent, se asetet janë të tregtueshme dhe të lira për transaksion;

Të respektojë të gjitha formalitetet për vlefshmërinë e aktit;

Të lexojë aktin/veprimin publik në prani të palëve në mënyrë të plotë, duke ofruar sqarime të nevojshme dhe, sapo të miratohet, të nënshkruajnë atë në praninë e të gjitha palëve pjesëmarrëse;

Të kërkojnë nga Noteri që të regjistrojë/depozitojë aktin në regjistrat e posaçëm, në përputhje me kushtet e përcaktuara me ligj, pasi të kenë parapaguar tarifat e shërbimit te kërkuar dhe të paguajë taksat dhe tarifat në lidhje me të;

Të kërkojnë nga Noteri  të garantojë konfidencialitetin absolut të të punësuarve të tij për çdo dokument dhe informacionin që është pasyqruar në dokumentacionin e paraqitur prej palëve;

Të vë në dispozicion të palëve nga një kopje origjinale të aktit te fromalizuar;

Të lëshojë një faturë faturë tatimore për shërbimet e ofruara.

Designed by Oxygen Studio