Av. Bujar M.TROCI

  Avokat, Anëtar i Dhomës së Avokatëve Durrës

 

 

 

 

 

 

 

 

Studio Ligjore Troci ka nisur veprimtarinë e saj në Fushën e se Drejtës që në vitin 1991 në Durrës, fillimisht si një Zyrë Avokatie drejtuar nga Av.Bujar M.TROCI. I diplomuar për Drejtësi në vitin 1968, Av.Bujar TROCI është një nga avokatët e parë në Durrës por edhe në Shqipëri pas viteve 90, me një eksperiencë 45 vjeçare në këtë fushë, një jurist me një eksperiencë disa vjeçare në pushtetin gjyqësor si gjyqëtar, por edhe si jurist në pushtetin ekzekutiv.

Në vitin 1996 Av.Bujar M.TROCI nis të ushtrojë profesionin e Noterit, profesion të cilin e ushtroi deri në vitin 2007. Pas vitit 2007 rinis veprimtarinë e tij si avokat dhe riaktivizon Zyrën e Avokatisë, zyrë e cila sot është pjesë e Studios Ligjore TROCI. Me riorganizimin e Zyrës së Avoaktisë kësaj Studio i shtohet në organike Juristi Krenar B.TROCI në pozicionin e Asistent Avokatit.

 

Av. MSc. Krenar B.TROCI

Noter, Anëtar i Dhomës së Noterëve Durrës

Studio Ligjore TROCI merr fizionominë e saj të plotë me krijimin e Zyrës Noteriale, zyre e cila drejtohet nga Noter Krenar B.TROCI. Zyra Noteriale nis veprimtarinë e saj, si pjesë integrale e Studios, në vitin 2013 duke trashëguar një eksperiene shumë të pasur e të vlefshme. Noteri Krenar B.TROCI, mban titullin Master i Shkencave në të Drejtën Civile, është diplomuar dhe akorduar Medalje e Artë ne Fakultetin e Drejtesise. Gjithashtu, mban Titullin e Avokatit dhe Titullin e Ndërmjetësit të Liçensuar. Njëkohësisht është Lektor i jashtëm në Fakultetin e Drejtësië.

Sot aktualisht Studio Ligjore Troci ne strukturën e saj përbëhet nga zyra te veçanta si pjesë integrale të saj, konkretisht, Zyra e Avokatise, Zyra e Noterise dhe Sekretaria/Zyra e Pritjes.

Studio Ligjore Troci shtrin veprimtarinë e saj thuajse në të gjitha degët e së drejtës civile bazuar në një punë serioze dhe korrekte. Nëpërmjet Zyrës së Avokatisë, Studio investohet duke ofruar përfaqësimin në proçeset gjyqësore civile, në arbitrazh, gjykatën e shkallës së parë, gjykatën e apelit, Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Veprimtarinë e saj, kjo Zyrë, e shtrin edhe në këshillimin juridik mbi krijimin, ndryshimin apo mbarimin e formave të ndryshme të shoqërive tregtare dhe organizatave jo fitimprurëse.

Nëpërmjet Zyrës Noteriale, Studio investohet duke ofruar shërbime noteriale, hartimin dhe redaktimin e akteve dhe veprimeve noteriale në degët e së drejtës së pronësisë dhe trashëgimisë, së drejtës familjare, së drejtës tregtare.

Ofron konsulence juridike për të gjitha çështjet që përfshihen në kompetencën dhe juridiksionin e Noterit bazuar në një analizë profesionale dhe në një eksperiencë disa vjeçare, të trashëguar.

Designed by Oxygen Studio